“Sportdashës i paepur”! Rama fjalë prekëse për vdekjen e Kosta Grillos: Shok qysh prej fëmijërisë, humbi jetën nga virusi i mallkuar!

Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare, pas më shumë se një muaji në intubim në një spital të Turqisë.

Rama shkruan në ‘Facebook’ se Kostën e ka pasur shok fëmijërie, ndërsa më pas u bë zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, dhe ishte një sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive.

“ LAMTUMIRË KOSTA! Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar ”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama koronavirusi kosta grillo vdes