Teksa vijon prej më shumë se dy orësh Komisioni i Sigurisë, demokrati Luan Baçi ka pyetur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, nëse është shkarkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, referuar disa lajmeve të publikuara këtë mesditë.
Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se kjo gjë do të merret vesh në momentin e duhur.
Laun Baçi: Përfitoj nga rasti meqë kemi këtu ministrin e Brendshëm, po qarkullon në media një lajm për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, është e vërtetë apo jo se jemi shumë të interesuar?Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë apo jo kandili.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ardi veliu bledi cuci