Vizita në Spanjë, Rama takohet me ministrin Manuel Castelles Olivan: Do të sjellim universitete të huaja publike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, ndodhet në Spanjë, me qëllimin afrimin e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.

Rama ka publikuar një video, ku shihet me ministren Kushi teksa priten në selinë e ministrisë së Universiteteve, nga ministri spanjoll Manuel Castells Olivan.

“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri , shkroi Rama mbi videon e publikuar.

Vlen të përmendet se kryeministri gjatë ditës, është takuar dhe me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, ku nënshkruan dhe 2 marrëveshje. Ato kishin të bënin me memorandumi e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: rama spanje vizita zyrtare