60-vjeçari bie nga ballkoni, ndërron jetë në vend

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje në kryeqytet, pasi ka rënë nga një lartësi e pacaktuar në shtëpinë e tij.

Më datë 07.11.2021, rreth orës 17:40, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi  B. Sh, 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel