Deputetët socialistë të zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë janë mbledhur nga kryetari i Grupit, Taulant Balla këtë fundjavë në Golem.
Përzgjedhja e vendit për zhvillimin e kësaj mbledhjeje të Grupit Parlamentar ka qenë “Prestige Resort”, kampusi i mrekullueshëm hotelier me standardet më të larta akomoduese e mikpritëse, me një natyrë shumë të bukur, që ofron gjithçka të nevojshme, e ku janë akomoduar edhe refugjatët afganë.
Me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, pranë Partisë Socialdemokrate gjermane, në praninë edhe të disa ekspertëve të huaj, deputetët e sapozgjedhur kanë marrë këshillime në disa fusha që kanë të bëjnë me aktivitetin e tyre të përditshëm në komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla thotë se mbledhja ka rëndësi të veçante për ligjvënësit të zgjedhur për herë të pare, kjo edhe marrë në konsideratë periudhën e ngjeshur të shqyrtimeve të nismave tejet të rëndësishme legjislative.
Shefi i deputeteve të Partisë Socialiste, ka pasur më herët gjithashtu një takim me një mike të nderuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e konsideron ai, zonjën Sherrie Rollins Westin, Presidente e “Sesame Workshop”, me të cilën takuan disa prej familjeve nga Afganistani të strehuar në një nga resortet e Durrësit. Në një postim në Facebook, Balla shkruan se “Sesame Workshop”, është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me një mision të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm, qe operon në më shumë se 150 vende. “Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur”, thekson kryetari i grupit parlamentar te PS.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Taulant Ball