ELBASAN
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një autoveturë është përplasur me një motor në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-ish-Metalurgjik.
Për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Pasi është goditur nga autovetura drejtuesi është hedhur disa metra lart. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Elbasan motori