Tjetërsimi i pronave në Durrës/ SPAK kontrolle të befasishme në disa banesa, sekuestron 190 mijë m2 tokë

Përmes një aksioni të befasishëm SPAK po vazhdon këtë të martë të ushtrojë kontrolle në disa banesa dhe kontrolle të personave të dyshuar si të implikuar në tjetërsimin e pronave në Durrës.

Burimet tregojnë se bëhet fjalë për një hetim të regjistruar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në 2019 dhe hetimet po vazhdojnë aktualisht nga SPAK, i cili gjatë tetorit ka marrë leje në Gjykatë për kontrolle dhe sekuestrimin e 190 mijë metrave katror tokë, që nga hetimet e deritanishme rezultojnë të tjetërsuara.

Hetimi është duke u kryer për “Korrupsion pasive dhe aktive”, “Shpërdorim detyre” “Falsifikim dokumentesh” dhe “Grup i struktuaruar kriminal”.

Lajmi në përditësim…

Top Channel