Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Bledi Tetën për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019.

Teta është një nga dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.

Teta ka mohuar akuzat për përfshirjen në krim duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

 (BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Santiago Malko SPAK vrasje