“Basha mbështeti kreun e rilindjes për kapjen e pushtetit lokal”/ PD reagon pas deklaratave të Presidentit: Demokratët të njohin mirë ty dhe bëmat e tua! Nuk t’i zgjidhim dot hallet

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të presidentit Meta ndaj kryedemokratit Basha. PD në një deklaratë shprehet se demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”- shkruhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: basha Meta PD