Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 138 infektime dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detajet mbi situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit dhe njofton se pas 1836 testimeve kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 persona si pasojë e Covid.

51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 5349 pacientë aktivë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 138 Të shëruar në 24 orë 189 Të shtruar në spitale 147 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 1836

Testime totale 1,422,708 Raste pozitive 203,925 Raste të shëruara 195,436 Raste Aktive 5,349 Humbje jete 3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2516 Fier 651 Gjirokastër 538 Shkodër 371 Durrës 306 Elbasan 243 Berat 218 Vlorë 187 Lezhë 122 Korçë 97 Kukës 52 Dibër 48

Top Channel