TIRANË
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku ka mbetur i vdekur një i moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25, tek “Brryli”, pranë Iranianit, ku motomjeti me drejtues shtetasin B. SH., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident motor Tirane