“Akuzat e Taulant Ballës janë modeste në krahasim me të Berishës”/ Gjekmarkaj: Basha u tregua shumë i ndjeshëm ndërkohë që ai zgjodhi luftën anti-amerikane

Sipas deputetit të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, gjuha e përdorur nga Lulzim Basha ndaj Berishës është e ndjeshme në krahasim me këtë të fundit i cili sipas tij nuk ka kursyer asgjë. I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se Berisha zgjodhi luftën në vend që të ishte një  personazh mallëngjimi.

“Lulzim Basha nuk është mermer, është njëri. Ai nështë treguar i ndjeshëm, por Berisha s’ka kursyer asgjë në raport me Bashën saqë Taulant Balla duket modest përballë akuzave të tij. Kriza nuk ka ardhur nga goditja e SHBA-ve por nga goditja qe Berisha i ka bërë PD-së për interesat e veta. Berisha duhej të rrinte deputet e të martirizohej, një personazh kaq epik mund të na jepte shkak për mallëngjim. Por ai zgjodhi luftën që ngarkohen me sendimente anti-amerikane. Ai iu turr Lulzim Bashës dhe PD-së. Anashkaloi ccështjen non grata duke spostuar etapat e krizës”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: basha Gjekmarkaj