‘Askush nuk është mbi ligjin’! Ambasadorja Kim reagon për arrestimin e Lefter Kokës: Nuk mund të fshiheni!

TIRANË

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Me tone të ashpra, ambasadorja Kim kujton edhe njëherë se askush nuk është mbi ligjin, ndërsa thekson në postimin e saj se “Mund të vraponi, por nuk mund t’i fshiheni më ligjit”.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan ambasadorja Kim.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”. @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/d5cIwDaM3v

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 14, 2021

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestimi lefter koka SPAK yuri kim