‘Bashkëbisedim vëllazëror’/ Balla në Kosovë, takim me kreun e PDK-së dhe Ramush Haradinajn: Prioritet, forcimi i marrëdhënieve në nivelin e grupeve

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në fjalën e tij Balla gjatë takimit deklaroi se synimi është  forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit edhe në nivelin e grupeve, komisioneve dhe delegacioneve parlamentare.

“Takim me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Synojmë forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit edhe në nivelin e grupeve, komisioneve dhe delegacioneve parlamentare”, është shprehur ai.

Gjithashtu Balla u prit në një takim të veçantë edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Na mikpriti në selinë e AAK-së në Prishtinë Kryetari Ramush Haradinaj me të cilin patëm një bashkëbisedim shumë vëllazëror”, shkruan Balla në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kosove Taulant Balla