Bonusi i Rijetëzimit/ Problemet e pronësisë, Rama: Ligjet janë strikte për objektet kulturore, të nxjerrin shpirtin për të vënë një gozhdë!

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të martë në Berat ku zhvilloi një dëgjesë me qytetarë për fondin e rijetëzimit që do tu vihet në dispozicion qytetarëve për të restaurimin e banesave që ndodhen në zonat muzeale.

Një problem për familjet është ai i pronësisë mes familjarëve, mosmarrëveshjeve mes këtyre të fundit për restaurimin e një objekti të përbashkët, ku njëra palë nuk pranon!

Rama thotë se ligji për objekte të trashëgimisë kulturore është shumë strikt, pasi nuk bëhet asnjë ndërhyrje pa miratimin e bashkisë, por në raste të restaurimeve të vogla duhet të ketë lëshime!

“Kjo është çështja e ligjit të trashëgimisë kulturore, që kanë të tilla objekte që të nxjerrin shpirtin për të vënë një gozhdë. Këtu ka dy elementë të tepërt, e para nuk ka pse vihet barrierë prona kur vjen puna te ndërhyrjet për të restauruar. Nëse dikush ka një mur të përbashkët me një tjetër dhe do ta restaurojë nuk ka pse ti kërkojë tjetrit të bjerë dakord për të rregulluar murin. Sepse është një mur që është trashëgimi kulturore, një mënyrë është të rregullohet.

Mos i çoni nëpër institute për një çati për një derë për një dritare, këto janë ndërhyrje që mund të bëhen me mbikëqyrjen e drejtorisë rajonale. Ndërhyrjet e kësaj ndërhyrje duhet qenë strikt tek leja, por kur tjetri do të rregullojë çatinë, derën dhe dritaren ska nevojë të merrni projektin me inxhinierë dhe çojeni në institut dhe shkoni vërdallë, duhet pak fleksibiletet. Ligji është shumë strikt në këtë pikë. Të shohim këto lehtësimet që mund të bëjmë për këto punimet. Për bonusin, bëj projektin në bashkëpunim me drejtorinë, ti ke nevojë se po nuk gjete një për ta sharë kështu si je bërë, por s’ke çi bën ligjit. Drejtoria Rajonale e ka kompetencën që ti ndjekë pa bërë dëme, nuk ka nevojë të shkojë deri në institutin lart dhe të merret gjithë instituti me një dritare dhe derë në Berat. Avantazhi ynë është të restaurohet godina!”, tha Rama.

Top Channel