Poeti i njohur, Arben Duka ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 64-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.
Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës.
Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar që nga viti 1974.
Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës,ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.
Duka është më së shumti një poet lirik.
Disa nga titujt e librave të tij janë:
1.Nektari i këngëve. 2.Njëmijë puthje 3.Ç’të bëj me fjalën? 4.Letra dashurie-në pesë libra të veçantë. 5.Unë isha një i vetëm 6.Intervistat e Kaso Kosës 7.Vetëm ty të kam 8.Gjiri i Virgjëreshë i botuar gjashtë herë. 9.Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë. 10.Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë 11.Grek o grek kokë goricë-satirë. 12.Rroj se nuk vdes dot 13.Labovë moj Labovë-poemë. 14.Kristale të thyer 15.Dashuria është abstrakte 16.Aromë vajze 17.Heroi i dashurisë 18.Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun. 19.Vipa dhe rripa-humor dhe satirë 20.Taksidarët e gjakut-satirë 21.Njeriu me bllok 22.Aliu dhe Saliu 23.Rebelohuni-satirë 24.Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU 25.Sa doli
Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume…etj, etj… Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës.
Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i veteraneve te luftes”.
Top Channel