Policia operacion blic në Sarandë, arreston 31-vjeçarin, dyshohet se…

SARANDË

Një operacion policor është shënuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Lagjia Amerikane” në Sarandë.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se Policia e Sarandës, në bashkëpunim me forcën e posaçme operacionale kanë arrestuar 31-vjeçarin E. M.

Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të këtij shtetasi, por burimet bëjnë me dije se dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur ditët e fundit në qytetin bregdetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 31 vjecarin policia sarande