VIDEO/ U arrestua me urdhër të SPAK, Lefter Koka hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pa pranga dhe i pashoqëruar nga policë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Siç duket në pamjet e siguruara nga LSA, Koka ka qenë pa pranga dhe i pashoqëruar përbri me efektivë policie.

Ndërkohë që më herët gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se pas urdhrit të SPAK, Koka ishte në shtëpinë e tij ku policia ushtroi kontroll banese.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lefter koka polici