Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua sërish historia e dhunës ndaj 41-vjeçarit, pasi ditën e sotme bashkëshortja hodhi poshtë gjithë akuzat.
Bashkëshortja e 41-vjeçarit: Ato video janë ekstreme për çdo nënë, ato video jam detyruar nga baba i fëmijëve që t’i dhunoj dhe të bëjë ato veprime. Ai më mbyllte brenda një dhome ku as tualetin nuk më linte që të përdorja. Jemi njohur me dashuri me njëri-tjetrin, por ai ka pasur një marrëdhënie me një grua tjetër. Por ai edhe atë e ka dhunuar e përdhunuar dhe ajo u largua jashtë qytetit të mos kishte kontakte më me të. Ai iku në Gjermani dhe nuk më njoftoi mua fare. Mua më njoftoi vjehrri që ai ka ikur. Unë e njihja para se të ikte se ai ishte i dhunshëm, por kërkoja një jetë më të mirë për fëmijët. Ai ka bërë veprime të turpshme seksuale duke ushtruar dhunë seksuale ndaj meje. Fëmijët e mi kanë qenë prezencë, madje ai ato mjete që më përdhunonte ja jepte djalit ta hidhte në plehra. Ato video ai më ka detyruar që të bëjë këto veprime. Ai detyronte fëmijët që të më shanin dhe ai më priste flokët, jam pa flokë aty në video. Tani jam nën kontroll psikologjik, edhe fëmijët janë nën kontroll të psikologëve. Fëmijët e kanë kaluar tani, por nuk mund t’i harrojnë ato skenames nesh. Djali im i ka marr ato video edhe unë i kam marr ato.Unë nuk i lë fëmijët rrugëve i shkolloj, unë kam qenë nën efektin e medikamenteve aty dhe ai më ka dhunuar. Ai ka rrëmbyer fëmijët dhe është dënuar me gjobë, nëse nuk e paguan ai do dënohet me burg. Nuk i kam dërguar ato video porno djalit unë absolutisht, ato video më kanë ardhur edhe mua në telefon edhe atyre ku unë kam punuar. Kemi bërë denoncim për atë, nuk i kam çuar unë. Unë doja që bashkëshorti im të vizitohej dhe të kurohej pasi nuk është mirë.Bashkëshorti: Të gjitha ato që tha ajo janë të organizuara, kam akoma nr e telefonit të atyre, asaj ti vij turp për ato që shpreh në studio. Ajo flet meshifra me fjalë dhe unë flas me prova dhe fakte. Apeli im është qëajo më mban fëmijët, gruaja ime i ka bërë të gjitha.Pjesëtare e familjes së çiftit: Ato video janë të modifikuara dhe ne jemi të gjithë të detyruar. Nuk mund të dhunohet fëmija por ne kemi qenë të detyruar që të hapim derën e tyre pasi mbylleshin në dhomë dhe ai e dhunonte. Ai e mbyllte mamin me çelës në dhomë dhe i ushtronte dhunë. Babi na thoshte ne që ti bënim videomamit duke na dhunuar. Babi i preu mamit flokët ngaqë ishte xheloz dhe dyshonte se mami e tradhtonte me një komshi gjerman. Unë nuk jam as kundër babit as kundër mamit. Babi na kadetyruar për gjithçka. Babi u operua por nuk ka marrë lekë nga shteti.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: historia me zemer te hapur