Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjençaj.
Kujtojmë se ishte Kreu i Shtetit, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”, por ky dekret i Metës është rrëzuar sot nga Komisioni i Ligjeve.
Siç mëson gazetari Gjençaj, pro dekretit të Presidentit kanë votuar vetëm tre anëtarë të komisionit, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke rrëzuar dekretin.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bashkeqeverisja DEKRETI ilir meta Komisioni i Ligjeve