Sekuestrohen drogë dhe pajisje për lojëra fati në një lokal në Vlorë, arrestohen pronari dhe punonjësi

VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi ka zbuluar një tjetër rast të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -Besmir Spahiu, 35 vjeç dhe Ertol Furxhi, 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin Besmir Spahiu dhe punonjës shtetasin Ertol Furxhi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lojera fati policia Vlore