Zbuluar vetëm sytë, ky është momenti kur grabitësit marrin lekët nga Posta në Babrru dhe largohen me biçikleta (Foto)

TIRANË

Gazetarja Dorjana Bezat siguron për “BalkanWeb” pamjet e para nga grabitja e filialit të Postës Shqiptare në zonën e Babrrusë, në kryeqytet.

Në fotot që sjell “BalkanWeb” shihen të dy autorët, të cilët janë me kapuça në kokë dhe maska në fytyrë. Fotot tregojnë momentet menjëherë pas grabitjes, kur autorët largohen me biçikleta nga vendngjarja me shumën e marrë.

Policia tha se dy të rinjtë kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku autorët hynë në postë të armatosur dhe morën lekët që ndodheshin mbi banak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: babrru GRABITJA Posta Shqiptare