Aksident në Nikël, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 17-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Nikel