Berisha tha se Garda e RENEA ndodheshin mbi tarracën e PD, Basha bën ironi: Janë këta të dy, por…

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur me nota ironie deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha që tha se persona të RENEA-s dhe Gardës ndodhen mbi tarracën e PD.

Basha drejton gishtin nga deputeti Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Rushaj dhe thotë me ironi:

“Këta dy persona me maska, njëri është i Reneas dhe një i gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka qenë RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe gardë, ajo është shtëpia e lirisë, shtëpia e demokratëve. Është e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë”, tha Basha.

Vlen të përmendet këtu se deklaratat e Sali Berishës morën reagim edhe nga kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit. Si Rama, ashtu edhe Policia e Shtetit i cilësuan si të pa vërteta këto deklarime, e shtuan se ata nuk merren me problemet e brendshme të një partie politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: basha Berisha PD