Foto me Jamarbër Malltezin, Basha reagon me ironi: Të bësh referendum që të hipësh në pushtet e të hipësh mbi makinë, është tallje!

TIRANE

Për kryedemokratin Lulzim Basha, PD sot kishte vetëm një aktivitet demokratik, Kuvendin Kombëtar. Ndër të tjera, Basha komentoi me ironi edhe fotot e publikuara në media ku shihej dhëndri I ish kryeminstrit mbi makinën e tij.

‘Sot PD ka patur vetëm një aktivitet demokratik Kombëtar: Kuvendin Kombëtar, I cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve.

Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qera për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolatetale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipesh ne pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike ështe paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojne si të tille.’ u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lulzim basha