FOTO/ Publikohen rezultatet e Komisionit të Rithemelimit për shkarkimin e Bashës

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale ka publikuar rezultatet e verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në bazë të verifikimit të materialeve zgjedhore dhe procesverbaleve përkatëse rezultatet në rang kombëtar në referendum ishin:

-Pjesëmarrje e përgjithshme në rang kombëtar: 43, 879 anëtarë

-Pro shkarkimi të Lulzim Bashës 43, 385 anëtarë

-Kundër shkarkimit të Lulzim Bashës 306 anëtarë

-Abstenim 17 anëtarë

-Vota të pavlefshme 171 anëtarë

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PD