TIRANË
Ndonëse deri tani nuk janë shënuar incidente, protestuesit kanë djegur flamurin e Serbisë, njërin prej atyre të vendosur përgjatë Bulevardit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se një prej protestuesve i ka vënë flakën nga poshtë flamurit të varur në bulevard.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës “Open Balkan” dhe kundër vizitës së presidentit serb në Shqipëri Aleksandar Vuçiç.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: digjet flamuri i Serbise