Shkelmoi derën e selisë për të hyrë te Berisha/ PD kallëzon penalisht shoqëruesin e ish-kryeministrit: Anëtar me ndikim në një rrjet kriminal

TIRANË

Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën, i cili thuhet se ndërmori akte dhune në selinë blu, duke shkelmuar derën e këtij institucioni. Sipas Pd-së, shoqëruesi i ish-kryeministrit është anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës.

“Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.”, thuhet në reagimin e PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kallezim PD