Bie nga lartësia e pallatit duke punuar, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë

TIRANË

Humb jetën një 30-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: humb jeten lartësia e pallatit