Gjykata i refuzoi dorëheqjen për të gjykuar statutin e PD e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, flet gjyqtari Agron Zhukri: Kam konflikti interesi, gruaja ime ka punuar më parë me Berishën!

Gjykata ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili do të gjykojë seancën lidhur me statutin e “Rithemeluesve të PD”.

Zhukri, ka kërkuar të heqë dorë nga shqyrtimi i statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai e ka argumentuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke thënë se më herët, gruaja e tij ka punuar me Berishën.

“Administratori i studios Kaso është vëllai Ivi Kasos. Në 2018 kam hequr dorë nga çështja Rama-Berisha, kjo pasi më herët gruaja ime ka punuar me Berishën”, ka thënë Zhukri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha zhukri