Dy persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë bartës të variantit “Omicron”, deklaroi sot epidemiologia Eugena Tomini.
Tomini theskoi se aktualisht varianti dominues i koronavirusit është varianti “Delta”, i cilësuar si më transmetueshëm.
Duke shpjeguar se “Omicron” ka veti për t’u shpërndarë shumë herë më shpejt se variantet e mëparshme, Tomini tha se “në të tilla kushte është i domosdoshëm, respektimi i masave kufizuese”.
Top Channel