Ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ministrat.
Në këtë takim të së enjtes, që po zhvillohet në vilën qeveritare 30, janë të pranishëm ministrat që nuk kanë mundur të jenë në takimin e së mërkurës dhe Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri. Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb” se 2 çështje priten të diskutohen në këtë takim. E para ka të bëjë me punën e bërë nga ministrat në këto 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të tretë dhe e dyta me punën organizative të partisë.Kujtojmë se në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri i la afat sekretariateve që të shpalosin planin e tyre të veprimit në 100 ditët e para. Po ashtu, është diskutuar edhe për ndryshime në statutin e PS, e grupi i punës, sipas gazetarit Gjençaj, është duke punuar në këtë drejtim.(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Gjiknuri PS