Policia e Gjirokastrës vë në pranga një të shumëkërkuar. Bëhet fjalë për Robert Gjonin, 51 vjeç banor në lagjen “Partizan” në Gjirokastër.
Aksioni i kapjes së tij është realizuar në orët e darkës së djeshme nga sektori i Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve banesash në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor. Më herët 51-vjeçari është dënuar me burg për kultivim kanabisi dhe për vjedhje banesash. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gjirokaster policia vjedhje