Detajet/ Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Kodër Kamëz, dyshime se ngjarja ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Astir

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot zonën e Kodër Kamzës, ku një i ri u vra me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat raporton se vrasja e 30-vjeçarit me inicialet C.K., ka dyshime të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir më 13 nëntor.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje në zonën e Astirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: koder kamez vrasje