“Foltorja nuk arriti të delegjitimojë asnjë institucion të PD-së”, Salianji në mbledhjen e Këshillit të PD-së: Kuvendi i 18 dhjetorit zgjodhi të ardhmen, u nda nga e keqja e së shkuarës!

Deputeti i PD-së Ervin Salianji gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar në Këshillin Kombëtar të PD-së, është shprehur se pas në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi të ardhmen duke u ndarë nga çdo e keqe e së shkuarës .

Ai gjithashtu u shpreh se tashmë është koha të kthehet gara dhe vota dhe jo emërimet. Më tej është shprehur se foltorja nuk arriti qëllimin e saj për të delegjitimuar institucionet të PD-së.

“Duhet të kthejmë garën dhe votën. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD-së. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë me e madhe. Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratet, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi te ardhmen duke u ndare nga çdo praktike e keqe e se shkuarës ne radhe te parë. Personalisht kam bere dhe do bej betejë për demokratët, e mendoj qe gara është themeli se si mund të përmiresohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vete anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj qe të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa te tjera për pozicionet”, ka thënë Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb