Pas mesnatës, marrin flakë dy makina në Mat. Policia jep detajet e para

Një automjet tip BMW ka marrë flakë rreth orës 01:40 në një parkim në lagjen ‘Partizani’. Për pasojë, mori flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz” që ishte i parkuar.

“Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz “, që ishin të parkuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Top Channel