Kafja e fundit! 30-vjeçari Can Kariçi ishte në lokal me një vajzë pak para se të ekzekutohej në Kodër Kamëz

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi i 30-vjeçarit Can Kariçi, mbrëmjen e së enjtes në Kodër-Kamzë të Tiranës.

Mësohet se pak minuta para se të vritej i riu ka qenë i ulur në një kafe të zonës, nën shoqërinë e një vajze, e cila është marrë në pyetje nga grupi hetimor, së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në atë kafene.

Me t’u larguar nga kafja, 30-vjeçari ka shkuar te makina e tij, në parkim, prej ku është qëlluar me armë silenciator.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: can karici koder kamez vrasja