Përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e 4 të një pallati në Sarandë, çfarë thotë policia

Një apartament në katin e katër të një pallati është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në lagjen numër 3 në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: banesa digjet