“Policia e Shtetit do gjendet pranë jush”/ Gledis Nano video-urim për festat e fundvitit: Të nesërmen e ndërtojmë së bashku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festave të fundvitit. Në një videomesazh Nano shprehet se ky është momenti që të hedhim pas lodhjen dhe të rendim drejt një viti të ri më të mirë dhe më të suksesshëm.

Nano shprehet se Policia e Shtetit do të gjendet në çdo arterie të Shqipërisë.

“Në këtë vigjilje festash është koha të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim drejt një viti më të mirë dhe më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. Çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave dhe aspiratave personale. Policia e Shtetit do gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë. Së bashku do ndajmë emocionet dhe do përcjellim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t’ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë.”-shprehet Gledis Nano

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gledis polici urim