Deri në 4 metra dëborë/ Hapet për herë të parë në dimër rruga Qafa e Thorres-Theth, fshati turistik mund të vizitohet pa problem

Është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. Duke postuar në Facebook një video nga puna e mjeteve për pastrimin e dëborës, ARRSH bën me dije se një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit ku dendësia e borës arrin deri në 4 metra dhe  temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve

Sipas ARRSH tashmë fshati turistik, antik, Thethi mund të vizitohet  pa probleme me qarkullimin.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bore rruge theth