Dhunon djalin dhe bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi Th. V., i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”,shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestim dhune ne familje sarande