EMRI/ Shpërndante drogë, vihet në pranga 31-vjeçari në Fier, i sekuestrohen disa doza

FIER

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka arrestuar një 31-vjeçar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Blerim Bacinofki, 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestim Droge fier