Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit, trageti Vlorë-Brindizi vijon udhëtimet

Moti i keq, me dallgë që arrijnë 6-7 ballë në gjirin e Vlorës e bën të pamundur lundrimin e anijeve të vogla.

Si rrjedhojë, ndalohet dalja në det mjeteve  të  vogla lundruese dhe anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të Vlorës.

Ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi, sipas kushteve aktuale meteorologjike, do të vazhdojë aktivitetin e tij.

Udhëzimi i kapitenerisë vlen deri në datën 28 dhjetor, kur parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike.

Top Channel