Protestë për tokën e bazës së NATO/ Kuçovë, banorët ankohen se po dëmshpërblehen me 203 lekë për metër

Banoret në Moravë të Kuçovës protestuan për të kundërshtuar dëmshpërblimin e caktuar nga shteti për tokat bujqësore që do t’u merren për shkak të ndërtimit të bazës ajrore teë NAto-s në këtë zonë.

Projekti kërkon pronat e mbi 300 banorëve, të cilët i kanë përfituar ato me ligjin 7501. Çmimi i vendosur nga qeveria shqiptare është 203 lekë për metër katror ose 2 milionë lekë të vjetra për dynym.

Banoret kanë ndërtuar shtëpi ose sera diellore, ndërsa shumë të tjerë i kanë shitur ato. Vlerën e caktuar nga shteti e konsiderojnë tallje, ndaj problemin e tyre e kanë adresuar deri në ministrinë e Mbrojtjes.

Protestuesit kanë kërkuar takim edhe me përfaqësues të NATO-S, për t’i bërë të ditur se vlera e tokës duhet të jetë më e lartë nëse shitet ose u merret me qira pronarëve të saj.

Banoret e Moravës thonë se do ti vazhdojnë protestat e tyre deri në Tiranë.

Top Channel