Detajet/ Makina u përfshi në aksidentin e dyfishtë në Milot-Rubik, vdes tragjikisht fëmija 3 vjeç

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me aksidentin e frikshëm sot në aksin Milot-Rrubik, ku janë përfshirë 2 makina.

Mësohet se i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit teksa udhëtonte me dy prindërit.

Ndërkohë, gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se disa persona te tjetër jane plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident