“Dikur banesat sociale jepeshin me mik e lekë”, Rama për ndarjen e apartamenteve të rindërtimit: Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo i qëllimshëm ta cenojë procesin, ja ku mund të ankoheni

Kryeministri Edi Rama, shprehet se ndryshe nga vitet më parë ku banesat sociale ndaheshin me para apo me mik, tashmë ajo praktikë ka marrë fund.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Rama shkruan se çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, por edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik.

Statusi:

TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë

Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik

Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin

Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes https://shqiperiaqeduam.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama