Do mbyllen 15 gjykata/ Mbeten 10 gjykata të shkallës së parë, Apeli vetëm në Tiranë

Qeveria e Gjyqësorit ka vendosur të mbyllë 15 gjykata në vend, nën argumentin se nuk janë funksionale.

Midis tyre, pesë janë gjykata e apelit, që mblidhen në një të vetme në Tiranë dhe 10 gjykata të shkallës së parë.

“Prej dy vjetësh, këshilli ka vendosur në funksion mekanizmin e emergjencës për plotësimin e trupave në gjyqe dhe kemi caktuar nga janari në nëntor 2021, 866 gjyqtarë, ky numër do të jetë më i lartë gjatë vitit të ardhshëm veçanërisht pas thellimit të vakancave”, thotë kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Ndonëse nuk ka një bilanc konkret se sa do të jetë kosto, parashikohet që të ketë kundërshtime menjëherë sapo drafti të hidhet për diskutim në janar 2022.

“Do të aksesohet komplet nga qytetarët, duke parë edhe lëvizjet demografike që kane sjelle përqëndrim të popullsisë në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore”, shprehet ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Me logjikën një qark një gjykate, Këshilli i Lartë Gjyqësor pretendon se do të ofrojë akses për qytetarët, do të minimizojë backlogun dhe s’do ketë zvarritje. Sidoqoftë, duhet parë nëse do të jetë funksional apo jo edhe ky projekt.

Top Channel