Studentët e Universitetit Bujqësor do të kenë një kampus të ri universitar, sipas kushteve bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga kompleksi, që është drejt përfundimit.
“Aty ku ishin karakatinat e vjetra të konvikteve të Universitetit Bujqësor, të cilat u kthyen në gërmadha prej tërmetit, sot po merr jetë si pjesë e programit të Rindërtimit një kampus ultramodern i konceptuar nga arkitekti i famshëm Winy Maas”, shkruan kryeministri.
Top Channel