Shqiptari shpallet hero në shtetin danez/ Shpëtoi një grua dhe foshnjën e saj nga sulmi i ish-bashkëshortit me thikë

Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Bekim Çallaku është shpallur hero në shtetin danez, pasi shpëtoi nga vdekja një grua bashkë me fëmijën e saj vetëm 16 muajsh.

Ish-bashkëshorti i saj gjithashtu babai i fëmijës i sulmoi në rrugë me thikë, duke e lënë gruan në karrocë dhe fëmijën të verbër.

Në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, shqiptari që jeton prej 30 vitesh në Danimarkë tregoi me detaje se çfarë ndodhi.

 “Po kaloja në rrugë me makinë dhe pashë një somalez që po kërcënonte një grua me thikë dhe kishte një grua. Unë shkova direkt, dola nga makina dhe kam shtyrë atë. Fëmija ishte prerë më thikë bashkë me atë gruan. Aty ishin dy biçikleta dhe e kam godit me to. Ishte një rast që nuk munda ta kontrolloja dot. Unë kam mbajtur agresorin, ashtu shpëtova gruan dhe fëmijën. Ajo ka nejt në karrocë kur erdhi në gjyq, fëmija ka mbetur i verbër dhe ana e majtë është paralizuar, por mund të përmirësohet me kalimin e kohës. Kam takuar në gjyq prindërit e gruas dhe më falënderuan”, tha Çallaku.

FOTO GALERI 1/9

Top Channel