‘2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin’, kreu i SPAK: Ka hetim për të tre inceneratorët

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrim (SPAK) Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.

Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arben Kraja SPAK